Rreth nesh
Këshilla rrugore per makinat me qera ne Shqiperi
Politika e privatesise
Termat e perdorimit
Cfare eshte Rent From Locals ?
Qëllimi i kësaj faqe interneti është të krijojë një treg të përbashkët për marrjen me qira të makinave ose apartamenteve ndërmjet bizneseve lokale dhe individëve. Lejon të gjithë ata që kanë një makinë ose apartament, të vendosin një reklamë dhe ta japin me qira gjatë kohës që ajo është e papërdorur.
Makinat ose apartamentet mund të shihen dhe rezervohen online nga klientët që dëshirojnë të marrin me qira në Shqipëri.
Pasi të bëhet rezervimi, mundësohet një shkëmbim mesazhesh ndërmjet ofruesit dhe klientit. Para së gjithash, ofruesi ka mundësinë të miratojë ose të refuzoje kërkesën. Nëse ata e miratojnë atë, atëherë të dy palët mund të bien dakord për modalitetet , vendndodhjen dhe kohën e dorëzimit. Kjo është e mundur përmes shërbimit tonë të mesazheve. Pasi te kete marre ne dorezim makinen ose apartamentin, klienti duhet të konfirmojë në faqen e internetit duke klikuar butonin perkates ne mesazheri. Pagesa për rezervimin duhet të paguhet me para në dorë gjatë dorëzimit.
Gjatë rezervimit klienti duhet të paguajë me kartë një tarifë të vogël shërbimi e cila shërben për të mbajtur këtë platformë në funksionim. Kjo tarifë nuk paguhet menjëherë, është thjesht e para-autorizuar. Tarifohet vetëm kur klienti konfirmon dorëzimin. Pagesat sigurohen nga Stripe, një nga ofruesit kryesorë në botë të shërbimeve të pagesave. Faqja jonë e internetit nuk ruan ose përdor informacionin e kartës.
Vetë faqja e internetit nuk ofron asnjë shërbim tjetër përveç lehtësimit të shkëmbimit ndërmjet ofruesit dhe blerësit të shërbimit. I takon ofruesit që të sigurojë që ata kanë të drejtë të ofrojnë shërbimin dhe se të gjitha dokumentet janë në rregull.
Si funksionon ?
Per shitesin e sherbimit:
- Regjistrim ne rentfromlocals.com nepermjet menuse "regjistrohu"
- Konfirmoni adresen e email nepermjet nje emaili automatik qe ju vjen ne inbox tuaj. Kujdes, ky email mund te vije ne dosjen Spam, sigurohuni ta kontrolloni edhe ate
- Publiko makinen/apartamentin tuaj nepermjet menuse "Publikim i ri"
- Zgjidhni kategorine e makines/akomodimit
- Ploteso fushat e kerkuara gjate procesit te publikimit
- Ne fushen vendndodhja jep adresen ekzakte ku do ndodhet makina/apartamenti.
- Publiko makinen/apartamentin
- Prisni kerkesat qe ju vine per qiramarrje. Keto do ju vine me email. Kujdes, kontrolloni emailin vazhdimisht
- Aprovoni ose refuzoni kerkesen brenda afatit. Ne te kundert rezervimi anullohet automatikisht. Mundohuni ta beni kete hap sa me shpejt.
- Komunikoni me qiramarresin per te organizuar dorezimin e celesave
- Verifikoni bashke me te gjendjen e makines/apartamentit
- Merrni pagesen tuaj ne dore.
- Mbasi periudha e qiramarrjes ka kaluar, organizoni takimin tjeter per kthimin
- Kontrolloni gjendjen e makines/apartamentit
- Jepni vlerezim per palen tjeter ne website
Per bleresin e sherbimit:
- Regjistrim ne rentfromlocals.com nepermjet menuse "regjistrohu"
- Kerko makinen/apartamentin qe ju intereson. Mund te perdorni kriteret e kerkimit sipas kategorise, datave, qytetit, opsioneve etj.
- Mbasi zgjidhni ndiqni procesin e rezervimit.
- Kujdes: Gjate rezervimit ju paguani me karte vetem tarifen e sherbimit, ndersa kuota qe i detyroheni ofruesit do ti jepet atij/asaj ne dore gjate shkembimit te celesave. Tarifa e sherbimit nuk ju mbahet nga karta ne momentin e rezervimit, por vetem pasi ju te keni konfirmuar dorezimin. Pra ju jeni 100% i mbrojtur ne cdo rast. Pagesat me karte jane te mbrojtura nga Stripe. Asnje e dhene nuk procesohet nga ne
- Prisni aprovimin e e ofruesit
- Komunikoni me te nepermjet mesazheve ne website per te caktuar vendin dhe oren
- Pasi te keni verifikuar bashke me ofruesin gjendjen, paguajani kuoten e ne dore.
- Pasi keni perfunduar periudhen e qiramarries, organizoni kthimin e makines/apartamentit
- Jepni vlerezim per palen tjeter ne website
Siguracioni i makinave
- Ofrohen 3 lloj siguracionesh:
- TPL - mbulon vetem demin e pales tjeter te perfshire ne aksident
- Mini Kasko - Pervec pales se trete te mbuluar ne TPL, mbulon edhe deri ne 80% te demit ne makinen e marre me qira. Vlen vetem ne rast aksidenti. Eshte i nevojshem raporti i policise
- Kasko - Mbulon deri ne 80% te vleres se humbur pavaresisht rrethanave
- Pervec opsioneve me siper, disa ofrues, japin opsionin e Mbulimit te Plote kundrejt nje pagese shtese ditore. Mbulimi i plote do te thote qe qiramarresi nuk ka me pergjegjsi ne cfaredo lloj rrethane, pervec rasteve te qellimshme
- Disa ofrues definojne nje shume limit per pergjegjsine e klientit, e cila vlen kur opsioni i mbulimit te plote nuk eshte zgjedhur
Ndihma rrugore (per makinat)
Tregon qe ofruesi i makines ofron ndihme rrugore ne rast difekti te makines. Nje makine zevendesuese mund tju propozohet ne varesi te disponueshmerise
Kalimi i kufirit (per makinat)
Ne rastet kur ofrohet, klienti ka te drejte te kaloje kufirin me makinen e zgjedhur. Gjithsesi mund te kete kufizime te tjera si per shembull tarife ose depozite ekstra te kerkuar. Gjithashtu ndihma rrugore mund te jete e kufizuar jashte territorit Shqiptar. Shikoni informacionet shtese ne detajet e makines ne lidhje me asistencen jashte kufirit